Mali i Zi është duke luajtur baras 1:1 me Gjibraltarin në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas 40 minutash lojë, rezultati vazhdon të jetë 1:1, shkruan Demokracia.com.
Golin për malazezët e shënoi futbollisti nga Kosova, Fatos Beqiraj.
Pas një harkimi të mirë, sulmuesi pejan shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 38-të.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për grupin G të eliminatoreve “Katar 2022”. /Demokracia.com