Lajme
Faton Peci i serviloset pak Albin Kurtit, i përsërit dy paragrafë të fjalimit ku i thur lavde
Demokracia
17:56 | 07 Shtator 2022

Share:

Ministri i Bujqësisë Faton Peci nga Guxo gjatë Kuvendit zgjedhor të kësaj partie  ishte duke e mbajtur një fjalim ku lavdëronte presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Por,derisa po fliste ai në sallë hyri si mysafir nderi kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Peci duke dashur t’i serviloset pak shefit të tij, tha se do t’i përsërisë edhe njëherë dy paragrafët e fjalimit ku e lavdëronte Osmanin e Kurtin.

“Po besoj që nuk është e tepërt që dy paragrafët paraprak t’i kthej edhe njëherë.”, tha ai dhe filloi t’i lexojë paragrafët ku e lavdëron Kurtin.

“Përveçse Guxo është produkt i Vjosës për ta sfiduar të keqen, për ta refuzuar degradimin, për ta stopuar prapakthimin, për ta mbajtur gjallë shpresën, për ta bërë m Kosovën vend të dinjitetshëm për të gjitha në bashkëpunim me Vetëvendosjen i dha Kosovës një president dinjitoze dhe një kryeministër si Albin Kurti që të dy bashkë janë sot model i rilindjes politike në Kosovë dhe i kthimit të dinjitetit tonë në sytë e botës. Me një president guximtare dhe një kryeministër të pakomprometueshëm suksesi i shtetit tonë është i garantuar”, tha ai.

Të ngjashme