Lajme
Faton Jakupi rizgjidhet kryetar i AAK-së në Kamenicë
Demokracia
23:05 | 28 Maj 2022

Share:

Faton Jakupi është rizgjidhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kamenicë, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur punimet e Kuvendit të nëntë zgjedhor si dhe ka uruar kryetarin e degës, Faton Jakupin, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk kam fije dyshimi se dega e AAK në Kamenicë, pas këtij Kuvendi do të dalë edhe më e fortë dhe më unifkuese! Antarëve të zgjedhur për Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryetarit të rizgjedhur Faton Jakupit u uroj suksese të reja në rrugëtimin e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

 

Të ngjashme