Sport
Fatmir Limaj tregon se si e kishte themeluar tifo-grupin“Plisat” me shokët e tij në kohëra të vështira
Demokracia
14:34 | 21 Nëntor 2023

Share:

Ndoshta pakkush e di, por Fatmir Limaj është njëri prej themeluesve të tifo-grupit prishtinas, “Plisat”.

I ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në “T7”, kryetari i partisë NISMA është shfaqur me shallin e “Plisave”, ndërsa e ka rrëfyer historikun e kësaj tifozerie, e cila, sipas tij, u themelua në një moment mjaft të vështirë për Kosovën.

Njëherësh, Limaj shton se “Plisat” në njëfarë mënyre ishin një zë i popullit të shtypur në atë kohë, derisa nënvizoi se baza e këtij tifo-grupi është kombëtare dhe me se me këtë tifo-grup përherë janë ndier krenarë shqiptarët, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne ishim grupi fillestar i ‘Plisave’, në vitin 1987. Ka qenë gjenerata e artë e Prishtinës. E kemi përcjell Prishtinën si tifo-grupe të ndryshme derisa kemi ardhur në një organizim, që pastaj këta djem e kanë vazhduar pas viteve të 80-ta. Ka pasur më shumë sesa tifozllëk sporti. ‘Plisat’ kanë shfaqur, kanë manifestuar, kanë promovuar, kanë bërë tifozllëk krejt atë që e ka ndier shqiptari i Kosovës, kudo që ka luajtur Prishtna. Të organizuar me tren kemi shkuar nga Fushë Kosova në Zagreb, në vende të ndryshme. Atëherë i kam pasur 16 vjet, ishim djem të rinj të shkollës së mesme në Prishtinë”, u shpreh Limaj në “Favorit”.

“Ata (Plisat) kanë vazhduar me fanatizëm, gjeneratë pas gjenerate. Sot secili nga ne ndihet krenar, ka ardhur puna që plisi të qitet në stadium të Tiranës. Çdo ide e ‘Plisave’ është bërë ide kombëtare dhe për këtë duhet të ndihen krenarë”, vazhdoi ai.

“Këta djem s’ka munduar askush t’i drejtojë politikisht. Çka përmbajnë ‘Plisat’ është kombëtare, baza e këtij tifogrupi është kombëtar, më së miri këta djem e kanë treguar pasluftës kur s’ka pasur tifogrupe fare në Shqipëri”, përfundoi Limaj.

Të ngjashme