Lajme
Fatmir Humollit: Qytetari e deputeti më nuk mendojnë, por vetëm vlerësojnë çka thotë Albini
Demokracia
23:52 | 17 Janar 2024

Share:

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatmir Humolli e ka kritikuar qeverinë Kurti për ndarje të popullit të Kosovës.

Në emsionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në Kanal10, Humolli ka thënë se as qytetarët e as deputetët më nuk kanë ndonjë mendim të vetin, por vetëm vlersojnë çfarë thotë Albin Kurti.

“Qeveria aktuale e ka ndarë fuqishëm pikëpamjen prej vlerësimit real çfarë duhet të jetë. Qytetari më nuk mendon, por e vlerëson çfarë po thotë Albini. Deputeti nuk mendon me kokë të vetë, por vlerëson çfarë thotë Albini. Pra kur deputeti nuk ka një pikpamje të vetën të qartë, atëherë kjo reflekton edhe tek qytetarët”, ka thënë Humolli, i cili tani veprimtarin në Kuvend po e vazhdon si deputet i pavarur, raporton gazeta10.

Sipas tij, kjo ka krijtuar një ndasi benda shoqërisë në Kosovë, në kohën kur kemi pasur me së shumti nevojë për unitet.

Deputeti Humolli ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. “Ne kemi bërë një marrëveshje për t’i ndihmuar Lëvizjes Vetëvendosje për t’i dërguar në opizitë partitë politike që kanë bërë disa gabime”, ka thënë Humolli.

Të ngjashme