Lajme
Fatmir Humolli nga LVV votoi kundër Projektligjit për pagën minimale
Demokracia
14:36 | 13 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale.

Humolli iu bashkua deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët po ashtu votuan kundër. Ndërsa deputetët e tjerë të LVV-së kanë votuar pro këtij projektligji, shkruan Demokracia.com.

Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ka dështuar në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Nga 73 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 deputetë prej tyre kanë votuar. Kësisoj Kuvendi nuk kishte kuorum për të votuar këtë projektligj.

Prej tyre 51 deputetë votuan për, 5 kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar./Demokracia.com/

 

Të ngjashme