Sport
“Fatkeqësisht kam një mik më pak”, trajneri historik i Shqipërisë reagon për vdekjen e fizioterapistit të kombëtares
Demokracia
16:44 | 13 Shtator 2021

Share:

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka reaguar në lidhje me vdekjen e hershme të fizioterapistit të kombëtares shqiptare, Ylli Mihalit.

I ndjeri vdiq sot duke mos mundur ta fitonte betejën me COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Trajneri italian me pasaportë shqiptare, De Biasi është shprehur i trishtuar për vdekjen e Mihalit, ndërsa ka vlerësuar të ndjerin si person që e donte punën e tij dhe kombëtaren “kuqezi”.

“Jam vërtet i trishtuar për ikjen nga jeta e mikut tim Ylli.  Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht.  Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë”.

“Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time.  Faleminderit per gjithcka. Prehu në paqe miku im”, ka shkruar De Biasi në Facebook.

Për vdekjen e fizioterapistit shqiptar ka reaguar edhe FSHF-ja, i pari i saj Armand Duka si dhe shumë personalitete të tjera. /Demokracia.com

Të ngjashme