Lajme
Fatkeqësi dhe gjeste spontane: Fakte interesante nga inaugurimi i presidentëve amerikanë përgjatë viteve
Demokracia
12:36 | 19 Janar 2021

Share:

Ceremonia bazike e inaugurimit është e thjeshtë: Presidenti i ri bën një betim prej 35 fjalësh në një datë të caktuar nga Kushtetuta. Ndërsa inaugurimet evoluan gjatë dekadave, shumë ndryshuan traditën, u shënuan nga fatkeqësi, inovacion dhe gjeste spontane.

Jimmy Carter filloi një zakon jozyrtar kur ai papritur zbriti nga limuzina e tij dhe eci në Pennysylvania. Mandati i parë i Barak Obamës pati një fillim të pazakontë kur ai u bë presidenti i parë që përsëriti betimin e tij.

Përurimi i Harry S. Truman ishte i pari që u transmetua në televizion dhe Bill Clinton në 1997 ishte i pari që transmetohej drejtpërdrejt, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Të mërkurën, inaugurimi i Joseph R. Biden gjithashtu do të kërkojë të ekuilibrojë traditën kundër sfidave të epokës së tanishme, duke përfshirë pandeminë dhe trazirat e përhapura politike. Për herë të parë, procesi drejt Shtëpisë së Bardhë do të zëvendësohet me një “paradë virtuale” në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit që ka vrarë gati 400,000 Amerikanë.

Betimi

Betimi presidencial i zyrës është gjithashtu i inkorporuar në Kushtetutë: “Unë betohem solemnisht (ose pohoj) se do të ekzekutoj me besnikëri Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe , me sa kam mundësi, të ruaj dhe të mbrojë  Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. ”

Secili president duhet të recitojë betimin, i cili është bërë 72 herë nga 45 presidentët e Shteteve të Bashkuara që i kanë paraprirë Z. Biden.

Franklin Pierce, në 1853, ishte i pari që zgjodhi fjalën “pohoj” sesa “betohem” dhe theu precedentin duke mos e puthur Biblën.

Lyndon B. Johnson ishte presidenti i parë dhe i vetmi që dha betimin në një aeroplan, pasi John F. Kennedy u vra më 22 nëntor 1963. Ishte gjithashtu hera e parë që një grua administroi betimin, Sarah T. Hughes gjykatësja e Distriktit Verior të Teksasit.

Lyndon B. Johnson being sworn in as president on the presidential plane on Nov. 22, 1963, after the assassination of President John F. Kennedy, whose widow, Jacqueline Kennedy, is at right.
(Lyndon B. Johnson duke u betuar si president në aeroplanin presidencial më 22 nëntor 1963)

Betimi i Barack Obama, i cili u bë presidenti i parë me ngjyrë i kombit në 2009, kishte një kthesë unike. Ai e administroi betimin dy herë nga gjyqtari John G. Roberts Jr . Hera e dytë ishte më 21 janar në Shtëpinë e Bardhë pasi të dy burrat u përplasën mbi fjalët e njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së inaugurimit një ditë më parë, transmeton Demokracia.com

Fjalimi

George Washington ishte njeri me pak fjalë. Fjalimi i tij i dytë përurues kishte 135 fjalë, duke e bërë atë  fjalimin më të shkurtër të paraqitur ndonjëherë.

Në 1817, James Monroe u bë presidenti i parë që dha betimin dhe mbajti fjalimin e përurimit të tij jashtë, para Kapitolit.
William Henry Harrison në 1841 foli më gjatë, duke dhënë 10,000 fjalë.

Vendi i ngjarjes

George Washington dha betimin e tij në Federall Hall në New York City dhe më pas mbajti fjalimin e tij brenda dhomave të Senatit. John Adams u inaugurua në Sallën e Kongreseve në Filadelfia në 1797. Në 1801, Thomas Jefferson ishte i pari që eci nga përurimi i tij dhe u bë presidenti i parë i inauguruar në Kapitol në Uashington.

Data

Dita e inaugurimit nuk ishte gjithmonë në janar. George Washington dha betimin për detyrë më 30 Prill 1789. Në shekullin e 19-të, 4 Marsi u shkrua në Kushtetutë si Dita e Përurimit. Por në 1933, ratifikimi i Amendamentit të 20-të përcaktoi që mandatet e presidentit dhe nënkryetarit do të përfundonin në mesditë të 20 janarit.

Tranzicioni

Në 1837, Andrew Jackson dhe Martin Van Buren hipën së bashku në një karrocë në Kapitol për përurimin, hera e parë që një president në largim u bashkua me pasardhësin e tij.
Jim Bendat, një historian i inaugurimit tha se “Është një moment i rëndësishëm simbolik për të treguar se e vjetra dhe e reja mund të shkojnë mirë, edhe nëse janë në parti të ndryshme”.

Një president, mandati i të cilit po mbaron nuk duhet patjetër të marrë pjesë në inaugurimi.
Në 1801, John Adams u bë presidenti i parë që iu shmang ceremonisë së betimit të pasardhësit të tij, në këtë rast Thomas Jefferson. Pas muajsh të deklaratave se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur, Presidenti Trump njoftoi se nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Z. Biden.

Kapelja

Kapelet e gjata ishin zgjedhje për shumë inaugurime presidenciale. Por Dwight D. Eisenhower e zëvendësoi atë në 1953 me një kapelë me formë më ndryshe. Kennedy iu rikthye kapelës tradicionale në 1961, para se të zbehej si veshje zyrtare.

Poeti

Kennedy ishte i pari që shtoi një poet në ceremoninë e inagurimit. Ngjarja nuk shkoi siç ishte planifikuar. Robert Frost, atëherë 86 vjeç, kishte planifikuar të lexonte vargjet “Parathënia”, që kishte kompozuar për këtë rast. Por problemet me ndriçimin shfaqën vështirësi tek ai për të lexuar.

Amanda Gorman, e cila në vitin 2017 u bë poetja e parë Kombëtare e Rinisë, do të lexojë në ceremoninë e këtij viti.

Bibla

Me kalimin e viteve, shumica e presidentëve u betuan me një dorë në Bibël. Disa zgjodhën një Bibël familjare, siç bëri Jimmy Carter.

Të tjerët kanë vënë vulën e këtij gjesti. Kennedy, përdori Biblën Katolike. Johnson i kërkoi gruas së tij, të mbante Biblën gjatë betimit, duke e bërë atë të parin që e bëri këtë. Dhe Obama përdori Biblën që i përkiste Abraham Linkolnit. Trump përdori të njëjtën Bibël të Linkolnit në vitin 2017.

Parada

Përurimi i dytë i Linkoln-it, në 1865, ishte hera e parë që afro-amerikanët morën pjesë në një paradën inauguruese. Gratë morën pjesë në paradën inauguruese për herë të parë në 1917, në fillim të mandatit të dytë të Woodrow Wilson. Në 1977, Carter u bë i pari që u nis me këmbë për më shumë se një milje në rrugën për në Shtëpinë e Bardhë. Shëtitja e Z. Carter me gruan e tij, Rosalynn dhe vajzën e tyre 9-vjeçare, Amy, u bë një traditë që shumë presidentë e ndoqën, transmeton Demokracia.com

Jimmy and Rosalynn Carter held hands with their daughter, Amy, as they walk down Pennsylvania Avenue during his inaugural parade, in 1977.
(Jimmy dhe Rosalynn Carter së bashku me vajzën e tyre, Amy, ndërsa ecnin gjatë paradës së tij përuruese, në 1977)

Vallëzimi

James dhe Dolley Madison filluan traditën e një pritjeje dhe një balloje përuruese në Shtëpinë e Bardhë në 1809. Biletat ishin 4 dollarë, ose rreth 85 dollarë me çmimet aktuale.

Teknologjia

Inaugurimet kanë pasqyruar risi në teknologji dhe industri. Në vitin 1921, Warren G. Harding ishte i pari që në përurimin e tij shkoi me një automobil. Pastaj pasuan limuzinat e blinduara, të papërshkueshme nga plumbat, të cilat u paraqitën në 1965 kur u inagurua Johnson.

Në 1845, adresa e inaugurimit të James Polk arriti më shumë njerëz me telegraf. Në 1897, inaugurimi i McKinley u kap nga një aparat fotografik, dhe inaugurimi i Calvin Coolidge në 1925 u transmetua në radio.
Dhe në 1997, inaugurimi i Bill Clinton ishte i pari që transmetohej drejtpërdrejt në internet.

Familja

Disa ceremoni përuruese kanë prishur çështjet familjare. Nëna e James Garfield mori pjesë në inaugurimin e tij në 1881, duke krijuar një precedent. Në 1923, babai i Calvin Coolidge, një gjyqtar i paqes në Vermont, administroi betimin për djalin e tij. Ceremonia e parë e inaugurimit ku morën pjesë të dy prindërit e presidentit të zgjedhur ishte Kennedy, në 1961. Dhe ceremonia e George W. Bush në 2001 ishte hera e parë dhe e vetmja që një ish-president, George Bush, mori pjesë në inaugurimin e djalit të tij si president.

Rikujtojmë se nesër do të mbahet cermonia e inaugurimit të Joe Biden./Demokracia.com

Të ngjashme