Lajme
Fati i Listës Serbe në duart e Qeverisë Kurti | Ja rastet kur mund të çregjistrohet një parti politike
Demokracia
15:00 | 28 Shtator 2023

Share:

Pasi u faktua se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ishte organizator i sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, në Kosovë u kërkua që kjo parti të shpallej organizatë terroriste.

Drejtues të tjerë të Listës Serbe lëre që nuk e dënuan sulmin, por ata mbajtën zi dhe nderuan katër terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës.

Ndonëse po shtohen zërat se Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste, Ligji për Zgjedhjet në Kosovë nuk parasheh ndonjë masë ndaj partive, nëse anëtarët e saj përfshihen në veprime terroriste, shkruan Demokracia.com.

Ligji thotë se me vendimin e KQZ-së, zyra e fshin nga regjistri i saj partinë politike, nëse pas regjistrimit ndryshon aktet e brendshme të organizimit të saj dhe këto ndryshime bien ndesh me nenin 14 të këtij ligji.

“Partia politike e regjistruar nuk e dorëzon në zyrë formularin për ta vazhduar regjistrimin e saj, jo më vonë se 31 marsi i vitit kalenadrik. Në rast të dështimit për t’u riregjistruar në përputhje me këtë nen, do të konsiderohet se partia do të largohet nga regjistri i partive politike. Vullnetarisht është shpërndarë në pajtim me statustin e saj. Ka qenë e pezulluar dhe nuk ka vepruar sipas afatit të shtuar paraprakisht të përcaktuar me vendimin e KQZ-së për pezullim”, thuhet në ligj për çregjistrimin e partive politike.

Ndërkohë, ligji parasheh që nuk mund të regjistrohet një parti në këto raste:

1.Ndalohet regjistrimi i një partie në rastet kur:

1.1 është domosdoshme për siguruar rendin publik, shëndetin publik. Sigurinë kombëtare, parandalimin e crregullimeve, dhunës dhe krimit, ose mbrojtjen e e të drejtave të të tjerëve.

1.2 në dokumentet e themelimit të saj shprehet qëllimi për përdorimin e dhunës për marrjen e pushtetit si dhe shprehet nxitja dhe përkrahja e urrejtjes racore, fetare, etnike, etj;

1.3. partia është krijuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës;

1.4. me të njëjtin emërtim është regjistruar një parti tjetër.

E meqë ligji nuk e parasheh ndonjë çregjistrim, shpallja e Listës Serbe si organizatë terroriste mbetet në duart e Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës. /Demokracia.com/

Të ngjashme