Sport
Fati është i vendosur për të qëndruar te Barcelona, pa marrë parasysh dyshimet e klubit
Demokracia
10:12 | 11 Shkurt 2023

Share:

Ansu Fati është i vendosur të qëndroj te Barcelona dhe mos të largohet në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi spanjoll nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion pasi ka vuajtur edhe nga disa lëndime.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar gjashtë gola e duke asistuar në tre të tjerë, por në shumicën e këtyre ndeshjeve është futur nga banka rezervë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta deklaroi se shitja e Fatit varet krejtësisht nga klubi dhe Xavi nëse sulmuesi do të jetë i dobishëm për sezonet e ardhshme.

Por Mundo Deportivo ka raportuar se lojtari është i vendosur të qëndroj në Camp Nou dhe të luftojë për pozitën e titullarit.

Reprezentuesi spanjoll është gati të luftoj shumë, pasi qëllimi i tij ka qenë gjithmonë që të luaj për Barcelonën dhe ai dëshiron të lë gjurmë në Kataluni.

Gjithsesi gjithçka varet deri në fund të sezonit, pasi skuadrat e mëdha angleze si Manchester United, Arsenal dhe Liverpool po monitorojnë situatën e tij.

Të ngjashme