Sport
Faqja zyrtare e Kombëtares së Suedisë publikon pamje të bukura nga stadiumi “Fadil Vokrri”
Demokracia
18:33 | 27 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Suedisë e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Kosovën në Prishtinë.

Futbollistët suedezë arritën në mesditën e sotme në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Ndërkaq, pasdite, Suedia e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Në rrjetin social “Instagram”, faqja zyrtare e kombëtares suedeze ka publikuar një video me pamje të bukur nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Ndryshe, ndeshja Kosovë – Suedi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për ciklin eliminator të Kupës së Botës “Katar 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme