Sport
FANTASTIKE: Kosova kualifikohet në fazën eliminatore të Euro 2026 në hendboll pasi e mooshti Britaninë e Madhe
Demokracia
17:50 | 13 Janar 2024

Share:

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Britaninë e Madhe, kështu duke siguruar kualifikimin tutje në fazën e ardhshme eliminatore të Euro 2026.

Në ndeshjen që u zhvillua në Derby Arena të Anglisë, Kosova e mposhti Britaninë e Madhe me shifrat 23:29, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 11:13 në favor të Kosovës, ashtu sikurse e dyta që u mbyll në favor të “Dardanëve” me rezultat 12:16.

Ndeshjen e parë që u zhvillua në Prishtinë, Kosova e mposhti Britaninë e Madhe me rezultat bindës 30:22.

Fitorja e sotme nënkupton që Kosova siguron kualifikimin tutje në fazën eliminatore të Evropianit të hendbollit 2026.

Rezultati final, 23:29në favor të Kosovës.

Të ngjashme