Sport
Fantastik në Euro 2024 Arsenal e Barcelona “kokë më kokë” për “shkatërruesin” spanjoll
Demokracia
08:36 | 01 Korrik 2024

Share:

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal, si dhe Barcelona në La Liga, që janë vënë pas tij, teksa bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Mikel Merino, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, në elitën spanjolle të futbollit.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendit, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës, ku nga tekniku Mikel Arteta shihet si zëvendësuesi perfekt i Granit Xhakës.

Autor i 8 golave e 5 asistimi, në 45 përballjet e zhvilluara, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2025 pritet që çmimi të bie lehtësisht në shifrat e 38-40 milionë eurove.

Të ngjashme