ShowBiz
Fansja ia lidhë këpucët Yll Limanit në koncert, ky është veprimi i këngëtarit
Demokracia
17:44 | 02 Gusht 2022

Share:

Yll Limani si çdo verë tjetër edhe këtë sezon e ka të mbushur me mbrëmje të shumta muzikore jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Duke performuar në vende të ndryshme, atij pa dyshim se i bie të ndeshet me ndodhi të shumta, nga ato interesantet e deri te më qesharaket.

Diçka e tillë duket se ndodhi në një prej koncerteve të tij të fundit, ky këngëtari Limani u shpëtua nga një rrëzim i mundshëm në skenë, falë një prej fanseve të tij.

Kjo pasi në një video e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetin social TikTok, një fanse e tij mund të shihet duke ia lidhur këpucët këngëtarit nga Prishtina.

Si shenjë falënderimi, Ylli në fund i dhuron një përqafim prej së largu fanses, e cila u kujdes për sigurinë e tij në skenë.

Ylli përndryshe aktualisht është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me Ledrin, të titulluar “Tonat”.

@anda_krasniqi Besties? @Yll Limani #kosovo #venomclub #prishtina #?? ♬ original sound – anda_krasniqi

Të ngjashme