ShowBiz
Fansat rrethojnë Donaldin në Shkup, ndërhyn Policia për të mbajtur rend
Demokracia
13:01 | 07 Mars 2022

Share:

Gjatë ditës së djeshme, aktori Donald Veshaj ishte prezent në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, e që videot nga takimi i tij me fansat e shumtë u bë viral në rrjete sociale.

Donaldi mori vëmendje gjatë këtyre muajve të fundit nga reality-show “Big Brother Albania VIP” pasi gjatë kësaj kohe ishte njëri nder personazhet më të përfolura si në media rozë ashtu edhe nëpër rrjete sociale.

Në videot e publikuara në rrjetin social “Instagram”, ai shihet i rrethuar nga një numër i madh i fansave të cilët dëshironin të bënin një foto me të, shkruan Express.

Sikurse para pak ditësh që paralajmëroi se do të vizitonte memorialin e Jasharajve në Prekaz, ai njëjtën gjë e bëri edhe dje duke i lajmëruar ndjekësit përmes një video në “Instagram” se do të jetë në Shkup në një qendër tregtare rreth orës 17:00.

Pasi numri i fansave që dëshironin të bënin një fotografi me Donaldin apo thjesht të takonin ishte i madh, u desh edhe ndërhyrja e Policisë për të mbajtur rend.

Të ngjashme