ShowBiz
Fansat i kundërvihen Jennifer Lopezit
Demokracia
22:51 | 06 Prill 2023

Share:

Jennifer Lopez u kritikua nga fansat për faktin që lansoi markën e saj të alkoolit, Delola.

Lajmi u prit me reagime të forta nga ndjekësit, të cilët theksuan se JLo nuk pi alkool.

“Gjithnjë e më shumë po e kuptoj rëndësinë e shijimit të jetës. Unë thjesht doja të krijoja diçka më të mirë – diçka me shije më të mirë, përbërës më të mirë, diçka që do të doja ta pija me miqtë dhe familjen time, dhe kjo është Delola” shkroi JLo.

“Oh, wow! Kjo është zhgënjyese. Pse të krijosh një pije alkoolike duke pasur parasysh se ke folur për efektet negative të alkoolit dhe faktit që ti nuk pi alkool? Kjo nuk të përshtatet fare. Vërtet, jam kurioz, pse po shet alkool?” shkroi dikush.

“J.Lo, ti nuk pi alkool. Kjo është si diçka që dihet dhe është theksuar në shumë raste. Dua të them…E kuptoj – paratë janë para – por mamasita, ti nuk pi alkool” shkroi një tjetër.

Të ngjashme