ShowBiz
Fansat e krahasojnë fustanin 1800 dollarësh të Victoria Beckham me atë të këtij personazhi të frikshëm
Demokracia
17:13 | 08 Gusht 2021

Share:

Victoria Beckham ndau një fotografi në Instagram e veshur me një fustan të linjës së saj të modës, që kushton jo më pak se 1,890 dollarë. Mirëpo, reagimi nuk ishte ai që pritej! Ja që edhe një stiliste me shumë shije si Victoria mund të zhgënjejë shumë njerëz.

Fustani i bardhë me jakë bebeje dhe shall të kuq, si dhe me një rrip lëkure të zi të vendosur në gjysmë të belit, u krahasua nga shumë njerëz online me atë të kukullës së frikshme Annabelle.

“Mendova se ishte kukulla Annabelle,” komentoi një fanse, duke e krahasuar stilin me fustanin me mëngë të fryra të veshur nga personazhi i filmit horror.

“A je ti Annabelle???” pyeti një tjetër.

Beckham e shoqëroi fustanin me një maskë të zezë fytyre, syze dielli dhe një mini çantë Hermès Pochette Kelly. Ajo i dha ngjyrë pamjes me një palë këpucë kamoshi blu të ndritshme, gjithashtu nga linja e saj.

“David Beckham gjithashtu po e adhuron atë,” e mbishkroi Victoria foton, duke fotoshopuar bashkëshortin pas saj duke thënë “ooh la la”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Të ngjashme