Menjëherë pas publikimit të dokumentarit të Britney Spears, fansat e këngëtares filluan të sulmojnë në rrjetet sociale ish-in e saj Justin Timberlake.
Ata vazhdimisht postonin në rrjetet sociale se Justin i detyrohej Britney-t një kërkim falje,për arsye se ai kishte njollosur imazhin e këngëtares pas ndarjes së tyre duke publikuar këngën “Cry Me a River” që linte të nënkuptohej se Britney e kishte tradhtuar, shkruan Demokracia.com
Për këtë kanë reaguar personat që qëndrojnë afër këngëtares duke thënë se Britney nuk ndjen asgjë për Justin dhe se ajo thotë se urrejtja nuk sjellë asgjë, pasi edhe vetë ishte viktimë e urrejtjes në mediat sociale.
Në një deklaratë burimi i brendshëm tha, “Britney është përballur me shumë urrejtje ndër vite, sidomos në mediat sociale. Ajo kurrë nuk do të dëshironte që fansat e saj të sulmonin Justin. Urrejtja nuk do të zgjidhë asgjë, pavarësisht çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Britney nuk mban inat ndaj Justin për asgjë që ka thënë ose ka bërë ai”.
Britney Spears dhe Justin Timberlake kaluan plot 4 vite në një lidhje dashurie, para se ti jepnin fund asaj në vitin 2002. /Demokracia.com