Sport
Fanella e Kobe Bryant në ankand, shitet për 5,8 milionë dollarë
Demokracia
10:23 | 10 Shkurt 2023

Share:

Fanella e Kobe Bryant me ekipin e La Angeles e veshur në sezonin 2007-2008, është shitur në ankand nga “Sotheby’s” për shifrën e 5,849,700 dollarë, pak më pak se 5,5 milionë euro.

Kjo është shumë e dytë më e lartë e paguar ndonjëherë për fanellën e një basketbollisti. Rekordi absolut i takon Michael Jordan në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së të vitit 1998, të shitur në ankand shtatorin e kaluar për 10 milionë dollarë.

Në klasifikimin absolut, mes Jordan dhe Bryant, shkëlqen legjenda Maradona. Fanella e tij e veshur në finalen e Kupës së Botës 1986 për ndeshjen kundër Anglisë, dita ku Maradona shënoi golin me dorë, majin e kaluar është shitur për 9,28 milionë dollarë./abcnews.al

Të ngjashme