Lajme
Familjet e të pagjeturve në pritje, nuk shohin rezultate nga dialogu
Demokracia
22:20 | 15 Mars 2023

Share:

Janë bërë 25 vite që jeton në pritje. Halil Hasani nga fshati Vinarc në komunën e Zubin Potokut të katër djemtë e tij i ka të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Hasani ka shpresë se Qeveria e Kosovës do të bëjë negociata për t’i gjetur ata.

I zhgënjyer me punën e Qeverisë për të pagjeturit, është kryetari i Shoqatës së të Pagjeturve, Bajram Qerkinaj.

Ai thotë se ka 16 muaj që askush nuk e ka takuar e as pyetur për të pagjeturit.

Qerkinaj shton se krerët e shtetit i kanë harruar premtimet për të pagjeturit derisa po zhvillojnë dialog me Serbinë.

E për këtë, ai thotë se është i mllefosur.

Të pagjeturit përmenden në propozimin evropian, konkretisht në nenin gjashtë.

Sidoqë të jetë, nga Shoqata shprehen të pakënaqur pasi kërkojnë që në marrëveshje të ketë një pikë të veçantë vetëm për ta.

Të ngjashme