Lajme
Familjari i Jeta Statovcit që pushteti e bëri Kryeshef në Trainkos kërkon të mbyllen të gjitha mediat
Demokracia
08:51 | 29 Korrik 2023

Share:

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Trainkos” dhe anëtari i Partisë Guxo, Agron Statovci, ka reaguar pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të këtij mediumi.

Statovci, i cili është edhe i afërt me deputeten e Grupit Parlamentar të LVV-së, Jeta Statovci, ka kërkuar që të mbyllen edhe mediat e tjera, shkruan Demokracia.com.

“Të dashura media, ju ftoj që të solidarizoheni me Klan Kosovën, mbylluni edhe ju”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.

Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve, ARBK, anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit. /Demokracia.com/

Të ngjashme