Lajme
Familjarët thonë se Deklarata për të pagjeturit është ende e mjegulluar
Demokracia
12:52 | 09 Maj 2023

Share:

Koordinatori i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur në Prishtinë, Bajram Qerkinaj, ka thënë se miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur mes Kosovës dhe Serbisë, është ende situatë e mjegulluar.

Ai në kuadër të debatit “Deklarata e përbashkët e Beogradit dhe Prishtinës për të pagjeturit – mundësitë dhe pritjet”, ka thënë se politikanët po flasin atë që ju konvenon.

“Për ne familjarët është ende e mjegulluar dhe jo konkrete… fillojnë të flasin politikanët për politikën që u konvenon. Unë qysh nga fillimi jam i kyçur në këtë proces. Nuk kam mundur ta gjej asnjë fjalë që nuk e kemi dëgjuar. Këto kanë qenë pjesë e strategjisë së 2010-s”, ka thënë ai.

Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Shoqatës së të Pagjeturve në Shtërpcë ka thënë se është e vështirë për familjarët të flasin për marrëveshje politike apo deklarata politike.

“Vetë marrëveshje përbëhet nga 9 pika. I vetmi detyrim për të pagjeturit është gjetja e tyre. Ndoshta ka për t’u zhbllokuar procesi për të pagjeturit. Shpresa është ajo që na mban. Shpresa që ky proces, nuk duhet të ndërpritet dhe nuk mund të ndërpritet. Ne duhet të jemi në interesin e politikaneve”, ka thënë ajo, shkruan Paparaci.

Ndërkaq Silvana Markinkoviq, nga Shoqata e Familjeve të të Rrëmbyerve dhe të Pagjeturve të Graçanicës ka thënë se gjithmonë është folur se kjo është çështje humanitare gjithsesi ka rezultuar të jetë politike dhe sipas saj, është politikë.

“Të gjitha ishin nënshkruar në grupin që kryesohej nga Komisioni ndërkombëtar për të zhdukurit (ICMP), por nuk janë zbatuar”, ka thënë ajo.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024