Diaspora
Familja shqiptare aksidentohet në Itali, ka të vdekur dhe lënduar
Demokracia
12:07 | 08 Qershor 2021

Share:

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur orët e vona të së shtunës në provincën e Matera-s, në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bernalda. Makina, në të cilën udhëtonte një familje shqiptare, humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës, në rrethana ende të paqarta.

Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën gruaja që ishte pasagjere, identiteti i së cilës nuk është bërë publik në mediat italiane, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme