Familja mbretërore Britanike ka ofruar strehim për refugjatët ukrainas.
“Ne po i ndihmojmë në disa mënyra, por nuk do të komentojmë më tej”, tha një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.
Kontributi i familjes mbretërore për të ndihmuar refugjatët ukrainas vjen pas një sërë donacionesh me një shumë prej 300 milionë paund për ukrainasit.
53,800 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me anë të skemave të vizave të krijuara posaçërisht për ta.