Lajme
Falsifikuan testet anti-COVID-19 për qytetarë, policia arreston dy persona në Pejë
Demokracia
10:21 | 28 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë pasi që të njëjtit kanë furnizuar qytetarët me dokumente të falsifikuar të testit anti-Covid-19, në Pejë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit, shkruan Demokracia.com

Rasti nga policia po cilësohet si “Dokument i falsifikuar”.

“Pejë 27.01.2021 – 12:55. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit dyshohen se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti Covid 19. Njësiti relevante policore nga vendin e ngjarjes  kanë konfiskuar: tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 orë./Demokracia.com

Të ngjashme