Është arrestuar një person për falsifikim të testeve për COVID-19.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë hetimeve të vazhdueshme kanë arritur të arrestonin personin e dyshuar për falsifikm të testeve të COVID-19 në Prishtinë.
‘’Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve Covid-19’’, thuhet në raportin 24 orësh.
Sipas PK-së me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com/