Lajme
“Fali o Zot se nuk dinë çfarë po bëjnë”| Haxhiu: Qeveria është vënë në mbrojtje të Radojiçiqit dhe Vuçiqit
Demokracia
15:58 | 16 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se me urdhrat e tij, u publikuan statuse nëpër rrjete sociale që ishin kundër protestës së veteranëve të mbajtur një ditë më parë.

“Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojiçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Nën urdhërat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statusa kundër protestës së veteranëve të UÇK-së.

Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së.

Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë.

Të ngjashme