ShowBiz
Falë The Weeknd dhe BTS të ardhurat e industrisë muzikore u rritën
Demokracia
10:08 | 24 Mars 2021

Share:

Industria e muzikës bëri 21,6 miliardë dollarë vitin e kaluar, shifra më e lartë që nga viti 2002.

Të ardhurat u rritën me 7.4%, nga suksesi i artistëve si Billie Eilish, Taylor Swift dhe Drake në top lista.

BTS kishte albumin më të shitur, Map Of The Soul: 7; ndërsa hiti retro-pop i The Weeknd, “Blinding Lights” ishte kënga më e dëgjuar, me 2.7 miliardë kopje, transmeton Demokracia.com.

Faqet e transmetimit si Spotify dhe Apple Music përbënin 62.1% të të gjitha të ardhurave, duke arritur në 13.4 miliardë dollarë.

Më shumë se 443 milionë njerëz paguajnë për të pasur çasje në platfromat muzikore, tha IFPI, e cila përfaqëson industrinë globale të muzikës.

Kjo do të thotë që 102 milionë njerëz regjistruan një llogari të re vitin e kaluar, krahasuar me 85 milionë në 2019 dhe 79 milionë në 2018.

Shifrat, të zbuluara në Raportin vjetor Global të Muzikës të IFPI, janë një kujtesë e “fuqisë së qëndrueshme të muzikës për të ngushëlluar, shëruar dhe ngritur gjendjen tonë”, gjatë pandemisë, tha shefi ekzekutiv Frances Moore.Music industry revenue 2011-2020. .  .

“Disa gjëra janë të përjetshme, si fuqia e një kënge të shkëlqyeshme ose lidhja midis artistëve dhe fansave. Por disa gjëra kanë ndryshuar. Me shumicën e botës të mbyllur dhe pa muzikë live, në pothuajse në çdo cep të globit shumica e tifozëve shijojnëa muzikë përmes transmetimit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme