KF Barileva e ka zhvilluar ndeshjen e parë pas 20 vitesh në stadiumin e rinovuar. E gjitha kjo falë investimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Agim Ademi, i pari i institucionit më të lart të futbollit në vend e ka vizituar nga afër ndeshjen e parë të këtij ekipi në stadiumin e rinovuar.
Ademi ka shkruar se është kënaqësi e veçantë kur sheh entuziazmin e të rinjve për futbollit.
“Sot isha për vizitë në Barilevë, ku pas 20 vitesh, falë mbështetjes së FFK-së, KF Barileva zhvilloi ndeshje në stadiumin e rinovuar të këtij fshati. Kënaqësi e veçantë kur sheh entuziazmin e të rinjve për futboll në çdo trevë të vendit”, ka shkruar Ademi në Facebook./Demokracia.com/