Sport
Fakt i pabesueshëm: Saviq nuk bëri asnjë faull në dy sfidat ndaj Cityt, por u fajësua për gjithë rrëmujën
Demokracia
09:41 | 14 Prill 2022

Share:

Manchester City eliminoi Atletico Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pas një ndeshjeje të ngushtë 1:0 në 180 minuta në “Etihad” dhe “Wandametropolitano”.

Doli që goli në ndeshjen e parë bëri të gjithë diferencën, pasi në ndeshjen e kthimit gola nuk pati dhe City vazhdoi tutje në një ndeshje të tensionuar. U pa një përplasje e cila në mënyrë sporadike, ashtu si dueli në fjalë, kishte konturet e një lufte MMA.

Malazezi Stefan Saviq ishte figura qendrore e revanshit, ishte i pakompromis dhe i mprehtë, por edhe i “pastër” në starte, siç dëshmon fakti se në dy ndeshje nuk ka bërë asnjë faull, përcjell Demokracia.com.

Mirëpo, i gjithë kaosi që shpërtheu para fundit dhe pas ndeshjes me Cityn në Madrid po i faturohet atij.


Më pas ai i nervozuar, me forcë, u përpoq të ngrinte Fodenin, të cilin më parë e kishte ndalur pastër në top Felipe dhe ishte momenti që e ndezi atmosferën në stadium dhe një përleshje mes futbollistëve./Demokracia.com/

Të ngjashme