Lajme
Fajon: Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte qëllimi i shumëpritur
Demokracia
13:08 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon, ka uruar Kosovën për marrëveshjen mes KE-së dhe Këshillit rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Fajon ka theksuar se liberalizimi i vizave ishte qëllimi i shumëpritur.

“Urime për Kosovën. Ishte një rrugë e gjatë, por ne ia dolëm! Liberalizimi i vizave ishte qëllimi i shumëpritur. Jam i kënaqur që qytetarët së shpejti do të gëzojnë përfitimet e saj. E merituar. Do të përfitojnë njerëzit për kontaktet e njerëzve”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme