Para disa ditësh Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e saj më të ri.
Ajo kësaj radhe po vjen në bashkëpunim me reperin e njohur Elinel, shkruan lajmi.net.
Kënga duket se është finalizuar dhe do publikohet sonte në ora 18”00, e këtë e kanë bërë të ditur të dy artistët përmes disa “InstaStory”.
Rikujtojmë që pak kohë më parë Dafina publikoi një tjetër bashkëpunim me këngëtarin Muma dhe ky bashkëpunim titullohet “Dashni”.