Lajme
Fadil Berjani i përgjigjet Hekuran Muratit për çmimin dhe akcizën e naftës
Demokracia
15:17 | 13 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Shoqatë së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i është përgjigjur Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili pak më herët tha se nuk do të ketë heqje të akcizës sa i përket derivateve të naftës.

Berjani ka thënë se qëndrimi i Muratit vetëm sa do të dëmtojë shumë kompani që merren me këtë produkt.

Ai thotë se asnjëherë nuk kanë kërkuar heqjen e akcizës për derivatet e naftës dhe këtë sipas tij nuk e kanë kërkuar as nga qeveritë e kaluara, e as nga Qeveria Kurti.

“Sa i përket akcizës, unë si kryetar i shoqatës as njëherë nuk kam kërkuar heqjen e akcizës qysh prej se kanë qenë qeveri të ndryshme dhe tash që është Albin Kurti. Kjo Qeveri është duke u përballur një kohë të gjatë me rritje ekstreme të derivateve në berzë. Ketë situatë janë duke e shfrytëzuar edhe partitë politike për poena politik. Ne s`mund të garojmë me shtetet evropiane dhe dihet se Kosova ka një buxhet 2.7 miliardë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Rritja e çmimit dhe heqja e akcizës për naftën, Hekuran Murati kapet me opozitën

Berjani thotë se si shoqata kanë kërkuar vetëm që tregu të jetë i hapur.

“Sepse vendimi i kaluar ka qenë i dëmshëm për shumë pika karburanti dhe nuk ka mujt ai vendim me ulë çmimin e derivateve, sepse çmimin e dikton bërza marzha e fitimit e kanë kërkuar në Kuvendin e shoqatës të jetë 12% me pakicë dhe importi 3%. Këto janë kërkuar në takimin e fundit. Vendimi i prezantuar nga MTI-ja në atë formë është i dëmshëm dhe do të falimenton shumë pika karburanti”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Të ngjashme