Lajme
Facebook suspendon kryeministrin izraelit për shkak të thyerjes së rregullave të privatësisë
Demokracia
12:11 | 30 Janar 2021

Share:

Facebook ka suspenduar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për përdorimin e mëtejmë të këtij rrjeti social për shkak të thyerjes së rregullave të privatësisë së kësaj kompanie, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Vizitorët e faqes zyrtare të kryeministrit izraelit, të cilët klikonin në një link rreth Covid-19, pranuan një mesazh automatik që vinte prej Netanyahut.

“Nëse ke shokë ose anëtarë të familjes të moshës mbi 60-vjecare ose që nuk është vaksinuar akoma, dërgojini të dhënat e tyre ose numrin e telefonit dhe unë do t’i thërras e t’i bind ata që të vaksinohen”, thuhet në mesazhin automatik të Netanyahut.

Zëdhënësi i Facebook-ut tha se “sipas politikave të privatësisë nuk lejohet publikimi i përmbajtjes që shpërndan ose i pyet njerëzit për të dhënat personale mjekësore”.

Netanyahu u arsyetua se përmes kësaj donte t’i nxis izraelitët të moshës mbi 60-vjecare që të vaksinohen dhe t’ua shpëtojë jetën, meqë Izraeli ka blerë vaksina për secilin qytetar të vet./Demokracia.com

Të ngjashme