COVID-19KosovaSot:10Të gjitha:160,540|Bota 241,295,858
Prishtina 9 °C
Auto&Tech
Facebook shuan llogaritë e “Querdenker”
Demokracia
08:42 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Share:

Share

Tweet

Ngjarjet kryesore që do të ndodhin sot Mbahet mbledhja e 268-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (KGJK, ora 09:00) Gjykimi në rastin ...

Gjiganti i internetit në SHBA i ka vënë qëllim vetes të heqë nga platformat e veta rrjetet “e dëmshme”. Kompania bllokoi një sërë llogarish të hapura në kohën e pandemisë së koronavirusit të lëvizjes “Querdenken”.

Facebook-u sipas të  dhënave të veta ka gati 150 llogari dhe grupe nga platformat e veta në internet, të cilat koncerni amerikan i ka klasifikuar që i përkasin lëvizjes së diskutueshme  “Querdenker”, mendim i skajshëm. Ky ë shtë  aksioni i parë  mbarë botëror, që  drejtohet kundër një grupimi, i cili “nxit dëm ndaj shoqërisë “, komunikoi menaxher i sigurisë  në Facebook, Nathaniel Gleicher.

Nathaniel GleicherNathaniel Gleicher

“Querdenker” janë prekur tani në Facebook dhe në Instagram. Por nuk ë shtë  prekur shërbimi chat i tyre në WhatsApp, që gjithashtu i përket koncernit Facebook.

Nathaniel Gleicher: Përmbajtjet e “Querdenker” përmbajnë potencial dhune. Gleicher e akuzon lëvizjen “Querdenkern”, se në mënyrë  të përsëritur ka shkelur standardet e komunitetit në Facebook. “Ndër to bën pjesë  publikimi i informacioneve të rreme lidhur me shëndetin dhe nxitja e dhunës”, shpjegon menaxheri. Gjithashtu është identifikuar një listë e “Querdenker” në faqet e internetit, që nuk mund të lidhen më me Facebook-un.

“Corona-Diktatur”

Përmbajtjet e kontestuara, sipas Facebook, kanë  të bëjnë  në radhë të parë me përhapjen e “teorive të konspiracionit të “diktaturës corona”. Në  këto postime dhuna është  paraqitur si mjet i mundshëm për të sprapsur masat kufizuese të qeverisë lidhur me të drejtat e lirive personale në  emër të pandemisë, shkruan dw.

Gegner der Corona-Politik protestieren in BerlinProtesta kundër politikës së qeverisë gjermane, gusht 2021

Michael Ballweg, themeluesi i lëvizjes  “Querdenker”, deklaroi, se do të  ndjekë hapat ligjorë kundër shuarjes së llogarive në facebook. Faqja e facebook-ut “Querdenken 711” me mbi  30.000 të abonuar ka publikuar përmbajtje me temë  të drejtat themelore dhe liria e mendimit, Muajt e fundit ka pasur disa raste të hapjes së  proceseve kundër shuarjes së  llogarive, tha Ballweg.

Të gjitha