Auto&Tech
Facebook mbyll faqen mbështetëse të Izraelit e cila kishte 77 milionë ndjekës
Demokracia
16:21 | 19 Maj 2021

Share:

Facebook ka mbyllur një faqe pro-Izraelite e cila kishte plot 77 milionë ndjekës, pas një fushate “terrorizmi kibernetik” nga grupe “radikale islamike”, të cilët u koordinuan për ta shënjestruar atë me gjuhë urrejtjeje, tha themeluesi i saj.

Themeluesi i “Jerusalem Prayer Group” Mike Evans, pretendoi se kritikët bombarduan faqen me “më shumë se një milion” komente – dhe pastaj thanë se ata kurrë nuk kishin postuar në faqe.

Evans – i cili po udhëhiqte mijëra faqe mbështetëse për Izraelin tha se ankesat në lidhje me postimet fallco ishin “mashtrim i plotë”.

Evans, tha se ai mori mesazhin e papritur që Facebook kishte mbyllur faqen dhe vendimi për mbyllje ishte final, kur ai zbarkoi në Izrael. /Demokracia.com/

Të ngjashme