Auto&Tech
Facebook lançon Reels për të konkuruar me TikTok
Demokracia
14:20 | 20 Gusht 2021

Share:

Facebook tregoi ditën e sotme se do të sjellë shërbimin e mirënjohur Reels nga Instagram në platformë për disa nga përdoruesit në SHBA. Sipas raportimit nga The Verge, Facebook Reels do të shfaqen tek personat e përzgjedhur në News Feed dhe brenda Groups. Më parë ky shërbim është testuar dhe në Indi, Meksikë dhe Kanada.

Facebook po përpiqet të konkurojë me influencën në rritje të TikTok, i cili është i vetmi aplikacion jo nën pronësinë e Facebook që gjendet në listën e top 5 aplikacioneve më të shkarkuara në botë.

Tashmë me Facebook Reels përdoruesit do të kenë një tjetër alternativë për postimin e videove me format vertikal. Kjo platformë është shumë e njohur për adoptimin e të gjitha shërbimeve që bëjnë bujë nga aplikacione të ndryshme, si përshembull në rastin e “adoptimit” të Snapchat Stories në Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Përderisa videot e TikTok po bëhen gjithnjë e më popullore, nuk është një surprizë lajmi që Facebook do të prezantojë Reels dhe në aplikacionin kryesor. Facebook tregoi për The Verge se “do të shpërndajë $1 miliardë për krijuesit deri në vitin 2022” dhe se do të krijojë programe shtesë bonusi.

Të ngjashme