Facebook ka filluar të testojë një shërbim të ri që do t’i kujtojë përdoruesve që duhet ta lexojnë një artikull para se ta shpërndajnë në faqjen e tyre, njësoj si Twitter-i.
Në fakt ky lajm u bë i ditur përmes adresës Facebook Newsroom në Twitter, si një shenjë mirënjohje.
Nëse ju provoni të shpërndani një artikull në Facebook që ju nuk e keni hapur, ju do të kujtoheni nga aplikacioni se ju duhet ta lexoni atë. Megjithatë ju mund ta shpërndani atë normalisht, pasi aplikacioni nuk mund ta dijë nëse ju e keni lexuar këtë artikull në një vend tjetër. Pra, njerëzit mund të vazhdojnë të publikojnë një lajm dhe pse nuk e kanë lexuar atë më parë.
Kur Twitter e provoi fillimisht këtë shërbim, u zbulua se njerëzit klikuan në artikull rreth 40% më shumë se më parë, kur ky reminder nuk shfaqej. Kjo nuk do të thotë se do të ketë të njejtin impakt dhe në Facebook, por mund të ndihmojë disi.