Auto&Tech
Facebook i zgjat suspendimin Donald Trump për kaq vite
Demokracia
19:20 | 04 Qershor 2021

Share:

Facebook njoftoi të hënën se suspendimi i ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump nga llogaria e tij në Facebook do të zgjasë dy vjet, që nga suspendimi i tij më 7 janar të këtij viti.

Trump-it iu mbyll llogaria pas trazirave në Capitol pasi sipas Facebook postimet e tij nxisnin dhunë.

Llogaria e Trump nuk do të rikthehet automatikisht pasi të ketë mbaruar periudha 2-vjeçare. Përkundrazi, Facebook, tha se “do t’u kërkojë ekspertëve të vlerësojnë nëse rreziku për sigurinë publike është tërhequr”. /Demokracia.com/

Të ngjashme