Sport
Evropiani vazhdon sot me dy superndeshje
Demokracia
09:15 | 22 Qershor 2021

Share:

Kampionati Evropian “Euro2020” vjen sot me dy ndeshje tejet interesante, shkruan Demokracia.com.

Në kuadër të Grupit D, Anglia në Wembley të Londrës, Anglia e pret Çekinë përballje kjo që do të përcaktojë se cila skuadër do të kualifikohet si e para në këtë grup.

Një ndeshje tejet joshëse është edhe ajo ndërmjet Kroacisë e Skocisë e cila do të përcaktojë se cila skuadër do të përfundojë si e dytë në tabelë.

Çekia dhe Anglia kanë nga katër pikë dhe një barazim ndërmjet vete do t’ua siguronte të dyjave kualifikimin. Në anën tjetër Kroacia e Skocia kanë nga një pikë dhe një fitore e cilëso skuadër mund t’ja siguron kualifikimin si skuadra e tretë më e mirë.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00 dhe me të drejte pritet një luftë e madhe në fushë. /Demokracia.com

Të ngjashme