Sport
Evropiani i xhudos: Distria fantastike, kualifikohet në gjysmëfinale
Demokracia
14:18 | 03 Nëntor 2023

Share:

Distria Krasniqi e ka arritur gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë e eliminoi në çerekfinale xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Tri penalizime për azeren ishin fatale, duke e diskualifikuar nga gara, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj, Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale dhe është në rrugë mjaft të mirë për t’u stolisur me medalje nga ky Evropian.

Të ngjashme