Lajme
“Evropës shtrigë”, zëvëndësministri i Kurtit dyshon në objektivitetin e shteteve evropiane
Demokracia
20:44 | 13 Mars 2024

Share:

Zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, është duke dyshuar në objektivitetin e shteteve të Bashkimit Europian, karshi Kosovës.

Madje, ndaj tyre, ai po përdorë edhe terme si “Evropa shtrigë”.

Në një postim në rrjete sociale të një mërgimtari i cili publikoi emrat e patriotëve që kontribuan në lirimin e Kosovës ndër vite, nuk mungoi edhe një koment nga ana e zv.ministrit Syla.

“Të lumtë Ismet, emra që ngritën ndërgjegjën e heshtur të evropës shtrigë”, ishte komenti që la në atë postim ish-deputeti Shemsi Syla.

Ky nuk është termi i vetëm që bashkëpunëtorët e kryeministrit Kurti përdorin ndaj Bashkësisë Perëndimore.

Të tilla ka pasur edhe në të kaluarën si ndaj zyrtarëve më të lartë europianë, po ashtu edhe ndaj atyre amerikanë.

Të ngjashme