Lajme
Evropa vazhdon t’i largohet përdorimit të energjisë ruse, hapet tubacioni Baltik
Demokracia
11:09 | 01 Tetor 2022

Share:

Evropa vazhdon t’i largohet përdorimit të energjisë ruse, duke hapur ditën e sotme tubacionin Baltik, i cili do të transportojë gaz natyror nga Norvergjia përmes Danimarkës dhe Detit Baltik në Poloni.

Tubacioni i ri është pjesa qendrore e një strategjie polake për t’u larguar nga varësia e energjisë ruse.  Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Tubacioni filloi punën pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub, shkruan skynews.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin e saj me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Të ngjashme