Auto&Tech
Evropa synon ta bëjë portin USB-C standard për të gjithë telefonat dhe tabletat
Demokracia
16:03 | 21 Prill 2022

Share:

Ligjvënësit evropianë kanë bërë një hap drejt një ligji të ri që do t’ju kërkonte prodhuesve të telefonave, tabletave dhe madje edhe të laptopëve të sigurojnë një port USB Type-C (USB-C) për karikim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Anëtarët e Parlamentit Evropian në Komitetin e Tregut të Brendshëm dhe Mbrojtjes së Konsumatorit kanë votuar 43 kundrejt 2 në favor të propozimit të shtatorit të Komisionit Evropian për të rishikuar Direktivën e BE-së për Pajisjet Radio për t’ju kërkuar prodhuesve të smartfonëve dhe pajisjeve të tjera të vogla të përdorin një port të përbashkët karikimi USB-C. KE publikoi propozimin e tij një vit pasi eurodeputetët votuan me shumicë dërrmuese në favor të një karikuesi të përbashkët.

Propozimi për një karikues të përbashkët synon të shkëpusë blerjet e pajisjeve të reja nga pajisjet dhe kabllot e karikuesit, duke shpëtuar mjedisin dhe konsumatorët nga blerjet e panevojshme.

Kjo do ta çonte më tej misionin e BE-së për të reduktuar mbetjet elektronike nëpërmjet ligjeve të saj për ‘të drejtën për riparim’.

Të ngjashme