Analisti ushtarak dhe eksperti i politikës së jashtme Jonathan Marcus i Universitetit Britanik të Exeter komentoi sulmin ushtarak rus të mëngjesit të sotëm në Ukrainë dhe ofroi parashikime të mëtejshme të kursit të veprimit nga ushtria ruse dhe rezultateve të mundshme.
Marcus i tha BBC-së se ndërsa sulmet fillestare ruse erdhën nga ajri dhe raketat, forca e vërtetë e Rusisë janë forcat e saj tokësore – forca të blinduara të rënda, njësi të mekanizuara dhe mbi të gjitha artileri dhe raketa, transmeton Demokracia.com.
“Sulmet fillestare mbi aeroportet, qendrat logjistike dhe ndoshta qendrat e mbrojtjes ajrore dhe komandës po pasohen me shpejtësi nga përparimet tokësore në Ukrainë nga veriu, nga Krimea në jug dhe nga enklavat separatiste lindore në Donbas”, tha Marcus.
Objektivat e tyre, shtoi ai, mund të jenë izolimi i kryeqytetit ukrainas, Kievi, dhe ndërprerja dhe shkatërrimi i forcave ukrainase në lindje të vendit.
“Sulmet ndaj aeroporteve në Ukrainë mund të jenë pjesërisht një përpjekje për të penguar dhe parandaluar çdo dërgesë të mëtejshme të armëve perëndimore në vend”, shton Marcus.
Ndërkohë, përfundoi Marcus, stërvitjet ruse në Transnistria – rajoni separatist i Moldavisë në kufi me Ukrainën dhe Rumaninë – ngrenë shqetësime se Rusia mund të kërkojë të përfundojë “punë të tjera të papërfunduara”.
“Lufta moderne e mekanizuar është e shpejtë, brutale dhe jashtëzakonisht shkatërruese. Evropa nuk ka parë luftime të tilla që nga viti 1945”, përfundoi Marcus. /Demokracia.com/
Rusët e sulmojnë Çernobilin, Zelensky: Kjo është shpallje lufte për tërë Evropën