Një fabrikë që prodhon vaksinën e koronavirusit të AstraZeneca është evakuuar pjesërisht pasi ka marrë një “pako të dyshimtë”, raportojn mediat ndërkombëtare përcjell Demokracia.com
“Wockhardt UK në qytetin Wrexham këtë mëngjes mori një paketë të dyshimtë. Të gjithë autoritetet përkatëse u njoftuan dhe u angazhuan menjëherë,” ka thënë kompania farmaceutike, Wockhardt.
Fabrika e Wales-it të Veriut është shpallur si e aftë të prodhojë 300 milionë doza vjetore të vaksinës të krijuar në Universitetin e Oksfordit.
“Me këshillën e ekspertëve ne kemi evakuuar pjesërisht vendin në pritje të një hetimi të plotë. Siguria e punonjësve tanë dhe vazhdimësia e biznesit mbeten të një rëndësie të madhe”, tha përfaqësuesi i kompanisë, përcjell më tutje Demokracia.com.
Qeveria e Wales-it po punon me policinë dhe ushtrinë për të hetuar incidentin.
Policia e Wales-it të Veriut ka kërkuar nga qytetarë që të shmangin zonën deri në një njoftim tjetër dhe se rrugët përreth aktualisht janë të mbyllura.
Deputetja e Wrexham-it, Sarah Atherton tha se është e sugurt që ata po bëjnë gjithçka për të mbajtur të sigurt punonjësit dhe bizneset përreth tyre. /Demokracia.com/