Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ashpër eurodeputetes franceze, Dominique Bilde, e cila heqjen e vizave për Kosovën e quajti çmenduri.
Çitaku i ka reaguar në Twitter, duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Me gjithë respektin zonjë, e keni gabim. Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për udhëtime pa viza kohë më parë. Liberalizimi i vizave nuk ka lidhje me zgjerimin. Edhe qytetarët e Venezuelës udhëtojnë pa viza në BE”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe, eurodeputetja franceze doli edhe kundër zgjerimit të BE-së me Kosovën.
Eurodeputetja franceze kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën