Eurodeputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka njoftuar se i ka dërguar pyetje Komisionit Evropian (KE) për të shpjeguar siç ka thënë ai Politikën e pakuptueshme të Serbisë”.
Reuten në një postim rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës.
“Sot, i kërkova Komisionit Evropian (KE) të shpjegojë politikën e saj të pakuptueshme ndaj Serbisë. Vuçiqi përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, shtoi eurodeputeti.
Today, I asked the @EU_Commission to explain its unintelligible Serbia 🇷🇸 policy.
Vučić uses the European Union as his ATM, then turns around and refuses to sign the EU-brokered agreement with the Republic of Kosovo.
Stop this self-defeating funding of Vučić’s obstructionism. pic.twitter.com/KtSHYUWZvG
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) March 3, 2023