Eurodeputeti dhe një nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Serbi, Andreas Schieder, tha për portalin Nova.rs se Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian e kanë marrë seriozisht Rezolutën e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi dhe se po merren seriozisht me mënyrën e organizimit të një hetimi të pavarur.
I pyetur nëse Bashkimi Evropian do të formojë një ekip për t’u marrë me zgjedhjet në Serbi dhe nëse është e vërtetë që Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, do ta mbështesë atë propozim, Schieder tha se nuk dëshiron të komentojë.
“Por mund t’ju them se kam marrë shumë sinjale të qarta nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian se ata e morën shumë seriozisht Rezolutën e Parlamentit Evropian dhe se po merren seriozisht se si të organizojnë një hetim të pavarur”