Një eurodeputet nacionalist bullgar është gjobitur për një përshëndetje të dallueshme si naziste në Parlamentin Evropian në muajin shkurt.
Angel Dzhambazki do t’i pezullohen honoraret e gjashtë ditëve – të barabarta me 2,028 euro.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e njoftoi vendimin në seancën e hapjes plenare në Strasburg të martën.
“Kam vendosur të vendos një gjobë ndaj Angel Dzhambazki për sjelljen e tij të papërshtatshme më 16 shkurt 2022, kur ai zgjati krahun e djathtë në atë që u perceptua si një përshëndetje naziste kur doli nga salla,” tha Metsola.
“Kjo ka dëmtuar dinjitetin dhe reputacionin e Parlamentit Evropian”, vazhdoi ajo.
Eurodeputeti bullgar është informuar për sanksionin dhe ka pasur mundësinë për të apeluar, shtoi Metsola.
Pas zemërimit që shkaktoi me gjestin e dukshëm, Dzhambazki i mohoi akuzat dhe tha se ishte një “tundje dore e pafajshme”.
“Kërkoj falje nëse përshëndetja ime e pafajshme (që në fakt ishte menduar si ndjesë) ka fyer dikë”, tha ai.
Pamjet me video e tregonin atë duke u ngjitur në shkallët e parlamentit pasi foli në një debat dhe të kthehet befas duke ngritur krahun e djathtë përpara me dorën e shtrirë për disa sekonda para se të largohej.
Debati ishte mbajtur mbi sundimin e ligjit dhe vendimin e Komisionit të BE-së për të pakësuar fondet për shtetet që nuk respektojnë vlerat dhe parimet e BE-së.
Dzhambazkie kishte kritikuar vendimin dhe e kishte akuzuar bllokun se po përpiqej të “turpëronte” Hungarinë dhe Poloninë.
Rregullorja e procedurës së Parlamentit Evropian thotë se eurodeputetët “duhet të përmbahen nga çdo sjellje e papërshtatshme” dhe “çdo sjellje ofenduese”.